Tsipras: Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet në Parlamentin e Greqisë

Maqedonia

Tsipras: Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet në Parlamentin e Greqisë

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 10:49
Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras, në një intervistë për mediumet greke ka thënë se klima që është krijuar në shoqërinë greke është se “Marrëveshja e Prespës është në të mirë të vendit edhe për kundër mospajtimeve që ekzistojnë dhe se ajo do të ratifikohet me shumicë në Parlament”.

Tsipras tha se nëse lideri i “Demokracisë së Re” Kyriakos Mitsotakis, i lejon deputetët të votojnë, atëherë shumica do të jetë edhe më e madhe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Marrëveshja do të kalojë për shkak të një arsye, pasi edhe qytetari i fundit e di se kjo marrëveshje është në të mirë të vendit, e shpërblen dhe i jep dinamikë shtetit”, tha Tsipras.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat