Raufi: Vdekja e Sazdovskit nuk ka ardhur si pasojë e goditjeve nga të akuzuarit

Maqedonia

Raufi: Vdekja e Sazdovskit nuk ka ardhur si pasojë e goditjeve nga të akuzuarit

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 12:55
Naser Raufi

Sot në Gjykatën Penale në Shkup ka filluar gjykimi për rastin e vdekjes së 20-vjeçarit Nikolla Sazdovski, i cili ka qenë pjesë e tifo-grupit “Komitët”.

Avokati Naser Raufi, sot tha se Nikolla Sazdovski nuk ka ndërruar jetë si pasojë e goditjeve që ka marrë nga dy të akuzuarit, por nga kutia metalike që ka qenë e vendosur në stacionin e autobusëve.

“Mendoj se do të arrijmë që ta dëshmojmë se arsye për vdekjen ka qenë kutia metalike e EVN-së, e cila është gjendur në stacionin e autobusëve. Nuk ka vrasje mizore tek një person i cili është pa ndjeja. Vrasja mizore paraqet ndjejë tek kryerësi, se viktima e ndjen”, tha Raufi.

Përndryshe, në seancën e sotme të akuzuarit B.B dhe S.D u deklaruan se ndjehen të pafajshëm për vdekjen e Sazdovskit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat