Kalon edhe draft-amendamenti për ndryshimin e Kushtetutës në Preambulë

Maqedonia

Kalon edhe draft-amendamenti për ndryshimin e Kushtetutës në Preambulë

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 20:46
Kuvendi i Maqedonisë

Sot pasdite kaloi edhe draft-amendamenti për ndryshimet kushtetuese në Komisionin për Çështje Kushtetuese

Gjashtë vota ishin “për” dhe shtatë “kundër”. Në draft-amendamentin e dytë për ndryshimin e Kushtetutës në Preambulë në aktin më të lartë juridik vendimet e ASNOM-it zëvendësohen me shpalljen e ASNOMI-t dhe shtohet Marrëveshja e Ohrit.

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM reagoi ndaj përmbajtjes së amendamentit me arsyetimin se me këtë fshihet vendimet shtetformuese.

Për LSDM-në nuk është konteststuese vendosja e Marrëveshjes së Ohrit për shkak se ai tashmë është i përbërë në 14 ndryshime, ndërsa nuk është e saktë se humben vaxhdimësia kushtetuese-juridike e shtetit.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ju bëri thirrje të gjithë deputetëve të mos dyshojnë në përmbajtjen e amendamenteve.

Komisioni për Çështje Kushtetuese gjatë fundjavës do t’i shqyrtojë edhe dy amendamentet tjera. Seanca plenare është caktuar më 1 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat