Gjykata Penale: Vendimi i Gruevskit përsëri do t’i dorëzohet të hënën

Maqedonia

Gjykata Penale: Vendimi i Gruevskit përsëri do t’i dorëzohet të hënën

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 23:55
Nikolla Gruevski

Është bërë përpjekje t’i dorëzohet vendimi për mbajtjen e dënimit me burg Nikolla Gruevskit, por përpjekjet ishin të pasuksesshme, edhe zyrtarisht konfirmuat për “Makfaks” nga Gjykata Penale, duke shtuar se mbetet që dorëzimi të bëhet ditën e hënë.

Gurevski duhet të fillojë me mbajtjen e dënimit me burg për rastin “Tanku” për furnizimin e “mercedesit” që kushtonte thuajse 600.000 euro.

Këshilli Penal sot pasdite e vërtetoi vendimin e gjyqtarit për zbatimin e sanksionove për dënimin me burgim ndaj Nikolla Gruevskit. Vendimi është konfirmuar dhe dorëzuar deri te palët, ndërsa do të bëhet i ekzekutueshëm në momentin kur do të pranohet.

Gruevski pritet që vendimin ta marr ditën e hënë, ku duhet të paraqitet për rastin tjetër gjyqësor”Titanik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat