Ivanov do të marr pjesë në ceremoninë e shënimit të 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore në Francë

Maqedonia

Ivanov do të marr pjesë në ceremoninë e shënimit të 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore në Francë

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 11:51
Gjorge Ivanov

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ditën e martë do të realizoi një vizitë pune në Republikën Franceze, ku me ftesë të Kryetarit të Francës, Emanuel Macron do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 100 vjetorit të fundit të Luftës së Parë Botërore, thonë nga zyra e Ivanovit.

Në ceremoninë që do të mbahet përpara Portës Triumfale në Paris, Kryetari i Republikës Franceze do të mbajë fjalim, ndërsa është parashikuar që të pranishëm të jenë udhëheqësit të vendeve të të cilëve luftuan në Evropë nga vitet 1914-1918, si dhe vendet që kanë dërguar kontingjentet e tyre për të luftuar në Evropë.

Sipas njoftimit, Kryetari Ivanov do të marrë pjesë në pritjen, e cila do të organizohet për pjesëmarrësit në ceremoninë e organizuar nga Macron në Pallatin Elysee.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat