Maqedonisë nesër do t’i prezantohet Kapitulli 24 në Bruksel

Maqedonia

Maqedonisë nesër do t’i prezantohet Kapitulli 24 në Bruksel

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Nesër, e hënë në Bruksel Maqedonisë do t’i prezantohet Kapitulli 24 për të drejtat, liritë dhe sigurinë e njeriut.

Siç njoftojnë nga Kabineti i zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, kapitulli do t’i prezantohet Bujar Osmanit, nën rolin e negociatorit kryesor dhe shefit të delegacionit shtetëror për negociata me Maqedoni – Bashkimi Evropian (BE).

Në kuadër të vizitës së Osmanit në Bruksel do të realizohet edhe takim joformal me përfaqësuesit e grupit punues në Këshillin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, ku do të prezantohet edhe Plani 18, si dhe do të ketë takim pune me eurokomesarin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johanes Han.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat