Mickoski: OBRM-PDUKM po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale

Maqedonia

Mickoski: OBRM-PDUKM po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 15:06
Hristijan Mickoski

OBRM-PDUKM po përgatitet për raundin e ardhshëm të zgjedhjeve presidenciale, tha sot kryetari i partisë, Hristijan Mickoski gjatë vizitës së tij në Manastir.

Udhëheqësi i partisë opozitar OBRM-PDUKM-së gjithashtu tregoi se nëse shumica parlamentare merr vendim për zgjedhje të parakohshme, partia të cilën ai e kryeson do të jetë e gatshme.

“OBRM-PDUKM do të përballojë të gjitha presionet, OBRM-PDUKM nga dita në ditë është më e fortë, OBRM-PDUKM është po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat do të mbahen në pranverë, ndërsa nëse shumica parlamentare vendos, OBRM-PDUKM do të jetë e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Mickoski i cili sot ishte në Manastir për nder të ditës së përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Ai tha se shpreson që Maqedonia së shpejti do të fitoj mundësinë e merituar që të bëhet pjesë e familjes evropiane, sepse siç tha, në ditën e fundit, interesi i gjithë qytetarëve dhe politikanëve është që Maqedonia të ketë sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat