Sot përpjekje të reja për burgosjen e Gruevskit

Maqedonia

Sot përpjekje të reja për burgosjen e Gruevskit

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 07:04
Nikolla Gruevski

Nikolla Gruevski nuk u paraqit në Shutkë. Gjykata, ditën e premte, pati një përpjekje të pasuksesshme që t’ia dorëzojë vendimin për dënimin 2-vjet burg për rastin Tanku.

Korrierët gjyqësorë tw premten nuk e gjetën Gruevskin në shtëpi, dhe gruaja e tij Borkica iu tha atyre se ai nuk ishte aty. Me këtë, ish kryeministri përfitoi dy ditë lirie. Deri vonë në mbrëmje, një numër i madh i ekipeve të gazetarëve e pritën kryeministrin që të mbërrijë në Shutkë.

Të hënën, vendimi ose do t’i dorëzohet në dorë në Gjykatën Penale ku duhet të paraqitet në seancën gjyqësore “Titanik” ose do t’i dërgohet në adresën e shtëpisë.

Nëse gjykata vendos se Gruevski shmang marrjen e vendimit, hapat e ardhshëm janë shoqërimi i tij me polici ose lëshimi i një urdhër arresti.

Megjithatë, Gruevski do të mbetet deputet në Kuvend, edhe pse ai do të vuajë dënimin me burg. Parlamenti dje nuk ia mori mandatin e tij të deputetit, sepse nuk votuan dy të tretat e deputetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat