Mickoski: Maqedonia po e jeton kohën më të errët

Maqedonia

Mickoski: Maqedonia po e jeton kohën më të errët

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 11:42
Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickosk

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, në një intervistë për mediat serbe ka folur rreth ngjarjeve të fundit në shtet, ndryshimet kushtetuese si dhe gjendjen ekonomike të qytetarëve.

Mickoski thotë se gjyqësori në Maqedoni është i kapur nga politika, Prokuroria është nën kërcënime, ndërsa krimi po lulëzon. Sipas tij, pushteti është i paaftë edhe për zgjidhjen e problemit me ajrin e ndotur,

“E dini se ka fotografi katastrofale ekonomike, ka krim që lulëzon, qeveria po bën inovacione kriminale, ka tenderë që përfundojnë në xhepat privat. Por, goditja do të vijë nga qytetarët dhe nuk duhet të jesh analist ose ekspert për ta parashikuar se kësaj qeveria do t’i ndodh populli”, tha Mickoski.

Ai shtoi se Maqedonia po e jeton kohën më të errët dhe përmendi se ka rënie në listën e “Doing Business”.

Mickoski edhe një herë e përsëriti qëndrimin se dënimi me burg për Gruevskin është përndjekje politike, pasi ish-kryeministri nuk ka shkaktuar dëm financiar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat