Gruevski ende nuk është paraqitur në burg, Gjykata bën përpjekje të reja për t'ia dorëzuar vendimit

Maqedonia

Gruevski ende nuk është paraqitur në burg, Gjykata bën përpjekje të reja për t'ia dorëzuar vendimit

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 12:41
Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski ende nuk është paraqitur në burgun “Shkupi” në Shutkë për vuajtjen e dënimit me dy vjet burg për lëndën “Tanku”, konfirmoi për MIA-n, drejtori Gjoko Kotevski.

Ai thotë se nga burgu sot në mëngjes e kanë njoftuar Gjykatën Penale që Gruevski nuk është paraqitur vullnetarisht në afatin e paraparë ligjor.

Nga Gjykata Penale, megjithatë, thonë se sot po bëhet përpjekje e re t’i dorëzohet vendimi Gruevskit dhe se i mbetet gjykatësit për zbatimin e sanksioneve të vendos për hapat e mëtejshëm.

Pasi Gruevski ta marrë vendimin, duhet menjëherë të paraqitet në burg për vuajtjen e dënimit për “Mercedesin” e blinduar.

Nëse Gjykata konfirmon se Gruevski shmang pranimin e vendimit, do t’i qasemi ose zbatimit të tij ose  shpalljes së urdhër-arrestit.

Këshilli Penalë i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 i refuzoi të premten ankesat e Gruevskit dhe avokatëve të tij dhe e konfirmoi vendimin e gjykatësit për zbatimin e sanksioneve me të cilin ish-kryeministri duhet të paraqitet në burg për vuajtjen e dënimit me dy vjet burg për lëndën “Tanku”.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të premten nuk ia mori mandatin e deputetit Gruevskit sepse nuk ka shumicë prej dy të tretave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat