Bashkia e Shkupit: Zgjidhjet për ndotjen e ajrit nuk do të jenë popullore, por shëndeti i qytetarëve është prioritet kryesor

Maqedonia

Bashkia e Shkupit: Zgjidhjet për ndotjen e ajrit nuk do të jenë popullore, por shëndeti i qytetarëve është prioritet kryesor

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 17:14
Bashkia e Shkupit

Bashkia e Shkupit reagoi ndaj konferencës për shtyp të anëtarit të KE të OBRM-PDUKM-së, Vllatko Gjorçev lidhur me propozimin për vendosjen e sistemit të afisheve ngjitëse gjatë regjistrimit të automjeteve sipas ndotjes së tyre.

Sipas Bashkisë së Shkupit, problemi i ndotjes së ajrit nuk është nga dje, por bëhet fjalë për problem dekadash, ku duhet zbatuar një sërë masash afatshkurta, afatmesme dhe afatgjata.

“Jemi të sigurt se një pjesë e zgjidhjeve nuk do të jenë popullore, por shëndeti i qytetarëve është prioritet kryesor dhe vetëm më përpjekje të përbashkëta mund të arrihen rezultate dhe përmirësim të gjendjes në këtë fushë”, reagojnë nga Bashkia e Shkupit.

Sipas studimeve të ekspertëve për ndotjen e ajrit, komunikacioni i automjeteve është ndotësi i dytë më i madh që merr pjesë me 20%. “Me qëllim të uljes së ndotjes në këtë fushë, është e nevojshme të realizohen projekte dhe masa nga të gjitha institucionet që kanë ingirenca dhe kompetenca në këtë fushë”, thonë nga Bashkia e Shkupit duke shtuar se pikërisht për uljen e ndotjes së ajrit, Bashkia e Shkupit është në procedurë për furnizimin e 40 autobusëve ekologjik.

“Me këto ndryshimeve parashihet vendosja e afisheve ekologjike për automjetet, që do të jenë të ndara në tri kategori ekologjike në varësi nga emisionet standarde (Euro 1, Euro 2, Euro 3, Euro 4, Euro 5 dhe Euro 6)”, kumtojnë nga Bashkia e Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat