Policia shkon te banesa e Gruevskit, vazhdon kërkimi

Maqedonia

Policia shkon te banesa e Gruevskit, vazhdon kërkimi

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 19:51
Nikolla Gruevski

Policia e Maqedonisë shkoi te vendbanimi i ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit për të vuajtur dënimin prej dy vite që u dënua për rastin ‘Tanku”.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski nuk paraqitet te vendbanimi i tij, ndërsa policia ka lëshuar fletë arrest ndaj tij.

Të premten, shërbimet e gjykatës disa herë ishin te shtëpia e tij për t’ia dorëzuar vendimin për vuajtjen e dënimit me burgim por nuk pati sukses.

Prej shpalljes së vendimit për burgosje nga Gjykata Penale, Gruevski ka shfrytëzuar të gjitha procedurat ligjore për ta shtyrë vuajtjen e dënimit, por të njëjtën nuk arriti ta bëj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat