Maqedoni, mjekët e ardhshëm të ardhmen e shohin te vendet evropiane

Maqedonia

Maqedoni, mjekët e ardhshëm të ardhmen e shohin te vendet evropiane

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Gjuha gjermane është gjuha e preferuar te studentët e mjekësisë në Maqedoni.

Mjekët e ardhshëm në Maqedoni, të ardhmen e tyre e shohin tek vendet evropiane, ndërsa e para në listë është shteti i Gjermanisë. Përfitime më të mira, por edhe mësimi i shkencës, mënyrës së punësimit është në nivelin e profesionalizmit, dhe jo me lidhje familjare dhe partiake, thonë studentët e mjekësisë.

Drejtori i “Alkaoloid”, Zhivko Mukaetov thotë se ruajtja e kuadrit cilësor është i rëndësishme për të motivuar të rinjtë për të mbetur aty ku janë lindur.

Ministri i Shëndetësisë, sqaroi se motivi duhet të zmadhohet me paga më të larta, por se asgjë për një ditë nuk mund të ndryshohet.

Sipas të dhënave që sot i prezantoi Klubi i Mjekëve të Rinj, 1207 mjekë kanë lëshuar Maqedoninë ndërsa shumica e tyre kanë qenë mjek të rinj deri në 35 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat