Zhbogar: Dëshirojmë të shohim më shumë reforma në gjyqësi

Maqedonia

Zhbogar: Dëshirojmë të shohim më shumë reforma në gjyqësi

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 22:48
Samuel Zhbogar

“Përparim i madh janë marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë, por presim hapa të tilla edhe me reforamt tjera” tha ambasadori i BE-së në emisionin “360” gradë.

Zhbogar vlerësoi se ka pasur disa ndryshime në gjendjen e shërbimeve për zbulim, posaçërisht duke vënë në përdorim agjencinë për përgjimin e komunikimeve, si dhe pas njoftimeve për reforma nga vet DSK-ja. Ai shkurtimisht përmendi disa fusha për të cilat Brukseli kërkoi reforma nga autoritetet e Maqedonisë.

“Unë do të kthehesha në gjyqësor, aty ku me të vërtetë dëshirojmë të shohim më shumë. Edhe në qershor, shtetet anëtare kërkuan thellimin e reformave, kështu që ne duam të shohim më shumë këtu. Ka punë janë zbatuar, ka disa që duhet të mbarojnë, kështu që mund të thuhet se ka hapësirë se ka hapësirë për përmirësim. Në lidhje me administratën publike shohim se në kohët e fundit është nën kontroll. Gjithmonë këshillojmë të mos bëhen ndryshime nëse nuk janë të nevojshme”, tha Zhbogar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat