Janushev: VMRO-ja nën shtetrrethim

Maqedonia

Janushev: VMRO-ja nën shtetrrethim

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 23:57
Sekretari Janushev

VMRO-DPMNE tentimin e policisë për bastisje të selisë së partisë e sheh si presion politikë.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj parti iu bëri thirrje zyrtarëve policorë që në rast se dyshojnë se ish-kryeministri Gruevski fshihet brenda selisë së partisë, që bashkë të futen brenda dhe të kontrollojnë. 

“Të themi se kjo që po ndodh është grusht ndaj demokracisë do të ishte tragjikomike, por kjo vërtet është kulmi. VMRO-ja është nën shtetrrethim të policisë. Asnjëherë në historinë e Maqedonisë nuk mbahet mend presion i këtillë ndaj një partie në opozitë. Regjisorët e kësaj po tentojnë të ndjellin frikë tek opozita. Ky presion është sulm ndaj opozitës, por kjo nuk do kaloj kaq lehtë, do ti marrim të gjitha masat. Që një vjet e gjysmë po e fundosin shtetin dhe dështimet e tyre po tentojnë ti fshehin përmes këtyre aksioneve. Kjo është ndjekje politike”, deklaroi Janushev, i cili njëherit u bëri thirrje policisë që në rast se mendojnë Gruesvki fshihet në seli, të futen dhe të kontrollojnë bashkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat