Gjykimi për 27 prillin sot vazhdon me fazën e dëshmive materiale

Maqedonia

Gjykimi për 27 prillin sot vazhdon me fazën e dëshmive materiale

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 10:46
Foto

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Gjykimi ndodhet në fazën dëshmive, ndërsa në seancën e djeshme Prokuroria prezantoi dëshmitë materiale nga Kuvendi, si dhe video nga telefonët celular, të marra nga i akuzuari Oliver Poposki,

Në seancat e mëhershme, janë parë video nga kamerat e sigurisë në Kuvend në të cilat është vërejtur se shefi i sigurimit të Trajko Veljanoskit ka komunikuar me protestuesit e dhunshëm.

Përndryshe, për këto ngjarje të akuzuar janë 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe 2 persona për veprën “nxitje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat