Sasho Mijallkov: Nuk e di ku ndodhet Gruevski

Maqedonia

Sasho Mijallkov: Nuk e di ku ndodhet Gruevski

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 11:05
Ish-shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe kushëriri i parë i Nikolla Gruevskit, Sasho Mijallkov

Ish-shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe kushëriri i parë i Nikolla Gruevskit, Sasho Mijallkov, para fillimit të seancës së sotme për rastin “Titanik 2”, tha se nuk e di ku ndodhet ish-kryeministri.

Sasho Mijallkov sot është paraqitur në Gjykatën Penale, ku mbahet seancë për rastin “Titanik 2”, i cili së bashku me Menduh Thaçin dhe ish-anëtarët e KSHZ-së është i akuzuar nga Prokuroria Speciale për mashtrime zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013, 

Përndryshe, mbrëmë Policia e Maqedonisë tentoi ta gjejë dhe arrestojë Gruevskit por pa sukses, ndërsa sot në mëngjes MPB-ja ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar, pasi dyshohet se ai e ka lëshuar vendin.

Për momentin nuk ka informacione se nuk ndodhet Gruevski, ndërsa nga MPB thonë se do ta informojnë opinionin për çdo gjë.

Gruevski është dënuar me dy vite burg në lëndën “Tanku” të PSP-së, e cila ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” në vlerë prej 600 mijë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat