Arrestohen dhe paraburgosen Janakieski dhe Bozhinovski

Maqedonia

Arrestohen dhe paraburgosen Janakieski dhe Bozhinovski

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 08:30
Mile Janakieski

Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-sekretari i përgjithshëm qeverisë, Kirill Bozhinovski, mbrëmë janë arrestuar dhe janë vendosur në burgun e Shuto Orizares.

Kërkesën për paraburgim e ka dorëzuar Prokuroria Speciale, ndërsa mbrëmë Katica Janeva për 1TV tha se deri tani nuk është kërkuar paraburgim pasi ata i kanë respektuar masat e kujdesit.

Janakieski dhe Bozhinovski janë nën hetime në rastin “Talir”, ndërsa janë të akuzuar në disa lëndë tjera mes të cilave edhe në rastin “Titanik”, për të cilin sot është caktuar seancë në orën 09:30.

Kjo ndodh pasi Gruevski u arratis në Hungari, duke qenë i dënuar me 2 vite burg nga Gjykata Penale.

Mile Janakieski mbrëmë e dënoi ikjen e Gruevskit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat