Jankulloska: I respektoj masat e gjykatës, nuk ka nevojë për paraburgim

Maqedonia

Jankulloska: I respektoj masat e gjykatës, nuk ka nevojë për paraburgim

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 09:58
Gordana Jankulloska

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, sot në mëngjes është paraqitur në Gjykatën Penale ku do të mbahet seancë për rastin “Titanik”.

Para hyrjes në seancë ajo shkurt tha se i respekton masat e kujdesit që i ka vendosur gjykata dhe nuk ka nevojë për masa tjera.

“Për mua ka të shqiptuara masa nga ana e gjykatës, i respektoj të njëjtat dhe mendoj se nuk ka nevojë për shqyrtim të vendimit të gjykatës, ose shqiptimin e masave tjera”, tha Jankulloska.

Ajo është dënuar me gjashtë vite burg në rastin “Tanku”, i cili ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes”, ndërsa në këtë rast me dy vite burg u dënua edhe Nikolla Gruevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat