Procedura për azil në Hungari mund të zgjasë deri 60 ditë, ose 15 me procedurë të shkurtë

Maqedonia

Procedura për azil në Hungari mund të zgjasë deri 60 ditë, ose 15 me procedurë të shkurtë

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Pasi MPB dhe MPJ konfirmuan se Nikolla Gruevski ndodhet në Hungari, është aktualizuar çështja nëse kryeministri hungarez Viktor Orban i cili njihet si mik i afërt me Gruevskin, do ta pranojë kërkesën e tij për azil ose jo.

Por cila është procedura për azil në Hungari?

Sipas informacioneve të publikuara në faqen e Shërbimit për migrim dhe azil në Hungari, procedura për azil hapet kur kërkesa arrin në institucionet kompetente për emigrantët. Nëse kërkuesi për azil e lëshon vendin e tij për shkak të përndjekjes ose rrezikut serioz për jetë, autoritetet hungareze duhet të njoftohen për këtë qëllim dhe të kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare.

Përveç kësaj mënyre, ligjet hungareze mundësojnë që shtetasit e huaj të dorëzojnë kërkesë për azil para se të hyjnë në territorin e Hungarisë.

Sa zgjat procedura për azil?

Procedura për azil zbatohet në afat prej 60 ditëve, duke përfshirë edhe intervistën kokë-më-kokë me kërkuesin për azil. Koha e nevojshme për procedurat nuk është e përfshirë në afatin procedural. Megjithatë qeveria mund të sjell vendim në afat më të shkurtë kohorë, gjegjësisht në të ashtuquajturën procedurë të shkurtë, e cila zgjat deri 15 ditë.

Nëse refuzohet kërkesa për azil për arsye të ndryshme, vendoset që kërkuesi i azilit të ekstradohet nga territori i Bashkimit Evropian.

Mund të ketë paraburgim, por më së shumti deri 6 muaj

Gjatë zbatimit të procedurës për azil, sipas Procesit të Dublinit, organi kompetent për emigrantët ka të drejtë të paraburgos secilin kërkues për azil. Paraburgimi mund të jetë më shumë deri 72 orë dhe të vazhdohet deri 60 ditë me vendim të gjykatës. Ky organ mund të dorëzojë kërkesë për vazhdimin e paraburgimit disa herë, por nën kushtin se paraburgimi nuk duhet të tejkalojë 6 muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat