Artan Grubi: BDI nuk ka lidhje me arratisjen e Gruevskit

Maqedonia

Artan Grubi: BDI nuk ka lidhje me arratisjen e Gruevskit

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 14:08
Deputeti i BDI-së Artan Grubi

Deputeti i BDI-së Artan Grubi, sot në konferencë për shtyp tha se BDI dhe funksionarët e tyre nuk kanë pasur lidhje me arratisjen e Gruevskit në Hungari.

Ai këto pohime i quajti shpifje dhe tha se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për ikjen e ish-kryeministrit.

“BDI dhe asnjë funksionar i saj nuk ka lidhje me procesin gjyqësor ndaj Gruevskit dhe aq më pak lidhje me ikjen e tij në Hungari. Pohimet se kemi lidhje me arratisjen e Gruevskit janë shpifje të rënda, që dalin nga një mendje e sëmurë”, tha mes tjerash Grubi.

Në lidhje me informacionet e djeshme të cilat u publikuan në Gjykatën Penale në seancën për ngjarjet e 27 prillit, se një person nga BDI ka informuar Gruevskin për zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar Kuvendi, ai tha se ai nuk beson se ai person mund të jetë deputet dhe shtoi se informacionin se Talat Xhaferi do të zgjedhjet kryetar e ka njoftuar edhe kryeministri Zoran Zaev në konferencë.

Ndërsa sa i përket procesit të regjistrimit të popullsisë, ai tha se ai është edhe politik dhe kërkoi që të reformohet Enti Shtetëror për Statistika, ndërsa më pas të ketë regjistrim të popullsisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat