“27 prilli”, Pishev: Nëse duhet edhe do të vrasim për Maqedoninë

Maqedonia

“27 prilli”, Pishev: Nëse duhet edhe do të vrasim për Maqedoninë

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 13:57
Ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Në seancën e sotme për ngjarjet e 27 prillit prokurorja Villma Ruskoska prezantoi SMS porositë dhe porositë në Viber nga telefoni konfiskuara i deputetit të akuzuar Krsto Mukoski.

Në mesazhet mund të shihet se si Mukoski me deputetët Johan Tarçullovskin, Vasil Pishevin, ish ministri Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski dhe disa dhjetra njerëz tjerë, mes tyre edhe zyrtarë nga VMRO-DPMNE-ja, si kryetari Forumit Rinor, Vlladimir Nelloski dhe Daniella Rangellova, organizojnë qytetarët që të ndërhyjnë në Kuvend.

Komunikimi fillon me pyetjen e Cvetan Tripunovskit i cili në orën 17:48 pyet në grup se çfarë po ndodh në Kuvend. Tarçullovski përgjigjet i pari duke thënë se “Po mbrohet Maqedoninë, kanë goditur dushmanët, nuk ka kthim prapa”.

Menjëherë pas kësaj në ora 17:54 deputeti Vasil Pishev shkruan “Vëllezër dhe motra nuk ka lëshim në qoftë se është nevoja edhe do të vrasim për Maqedoninë”

Në orën 19:28, personi Aleksandar Atanasov thotë: Lartë po i rrahin tanët këta “komunjarët”.

Në 20:36 njëri nga personar që nuk është regjistruar në telefonin e Mukoskit shkruan: Zoki deri tani duhet të ishte në një vend tjetër, por edhe për këtë herën tjetër.

Ndërkohë gjatë gjithë kohës në bisedë ish ministri Mile Janakieski në grup kërkon që sa më shumë qytetarë që të vijnë në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat