Gjorçe Petrov, Petroveci dhe veriu i Shkupit janë lokacionet e mundshme për klinikën e re

Maqedonia

Gjorçe Petrov, Petroveci dhe veriu i Shkupit janë lokacionet e mundshme për klinikën e re

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 16:40
Klinika e re

Gjorçe Petrov, Petroveci dhe veriu i Shkupit janë tri lokacionet që do të zgjidhen se ku do të ndërtohet Klinika e re.

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi në Komisionin në Qeveri se ka mbaruar procedura dhe se tani vijon debati në Kuvend në seancën e ardhshme.

“Përparësitë gjatë zgjedhjes do të jenë mos pasja e nevojës të zgjidhen çështjet pronësore juridike, gjegjësisht lokacioni që do të ketë sa më shumë pronësi Republika e Maqedonisë, urbanizim më të lehtë dhe dokumentin të lehtë të dizajnit kryesor apo projektit kryesor”, tha kryeministri Zaev në konferencën e sotme për shtyp.

Ai vlerësoi se bëhet fjalë për projekt të madh i projektuar 450 milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat