Aleksiq: Paraburgimi i Janakieski dhe Bozhinovski është për shkak të arratisjes së Gruevskit

Maqedonia

Aleksiq: Paraburgimi i Janakieski dhe Bozhinovski është për shkak të arratisjes së Gruevskit

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 17:09
Nikolla Gruevski

Avokatja Sanja Aleksiq pas seancës së sotme për rastin “Dhuna në Qendër”, deklaroi se “vendimi i sotëm ku arsyetohet paraburgimi për dy të akuzuarit, më shumë është për shkak të mos prezencës të Nikolla Gruevskit”.

Ajo konsideron se vendimi është jo i drejtë.

“Të dy nuk dhanë arsye dhe rast që të caktohet masa e paraburgimit sepse vazhdimisht i respektonin masat e kujdesit që u caktuan në korrik të vitit 2017”, tha avokatja Aleksiq.

Aleksiq shtoi se janë dërguar ankesa deri te gjykata për paraburgimin e ish-funksionarëve të OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat