Kançeska-Milevska për protestën para shtëpisë së saj: Respektoj shprehjen e qëndrimit, por jo në këtë mënyrë

Maqedonia

Kançeska-Milevska për protestën para shtëpisë së saj: Respektoj shprehjen e qëndrimit, por jo në këtë mënyrë

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 17:41
Kançeska Mileska

Deputetja Elizabeta Kançeska-Milevska ju kërkoi falje fqinjëve të saj, familjarëve dhe miqve për protestën e mbrëmshme para shtëpisë së saj. Ajo thotë se respekton shprehjen e qëndrimit që mund secili ta shprehë dhe e gjithë kjo është legjitime, por jo edhe në këtë mënyrë.

“Me organizimin e kësaj ngjarje me vetëdije ose pa vetëdije nga ana e udhëheqësve dhe pjesëmarrësve të grupit u prish privatësia në radhë të parë, u shkel privatësia personale dhe familjare dhe njerëzve që jetoj në këtë vend, qinjët, të afërmit dhe miqtë e mi dhe të gjithë bashkëqytetarët e mi, të cilët jetojnë në lagjen Cërnice. Askush nuk është i obliguar të dëgjoj qëndrime të caktuara nga një grup të caktuar që dëshiron t’i deklarojë ndonjë personaliteti, duke prishur privatësinë e tyre”, tha deputetja Kançeska Mileska.

Ajo theksoi se duhet të respektohet hapësira publike por jo edhe të keqpërdoret privatësia e secilit.

“Ekzistojnë vende ku duhet të shprehen qëndrime të caktuara, kjo është hapësira publike, nëpërmjet formave më të ndryshme të shprehjes dhe debatit. Duhet t’i respektojmë institucionet e sistemit dhe debati të zhvillohet atje. Nëse e gjithë kjo nuk respektohet nga secili prej nesh, na çon në anarki”, tha Kançeska-Millevska.

Deputetja Kançevska-Milevska është njëra nga deputetët nga radhët e OBRM-PDUKM-së që votoi ndryshimet kushtetuese. Për votimin e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, u formua një shtab nga organizata të ndryshme dhe e quajtën “Maqedonia Bllokon”. Dje ato ishin të pranishëm në shtëpinë e deputetes, ndërsa ditët tjera ishin edhe te shtëpitë e deputetëve tjerë që votuan ndryshimet kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat