Mickoski: Gruevski është viktimë e persekutimit politik, por nuk e justifikojë arratisjen e tij

Maqedonia

Mickoski: Gruevski është viktimë e persekutimit politik, por nuk e justifikojë arratisjen e tij

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 20:19
Hristijan Mickoski

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, sot në Gostivar, duke komentuar mbi zhvillimet e fundit në vend, tha se qeveria nuk e drejton vendin në drejtimin e duhur, ndërsa për arratisjen Nikolla Gruevski, ish-kryetarit të OBRM-PDUKM, përsëriti se ai është viktimë e persekutimit politik dhe po ashtu ai nuk e justifikon arratisjen e tij nga vendi.

Sipas Mickoskit opinioni në Maqedoni është dëshmitarë i një teatri që po të mos ishte tragjike, do të ishte qesharake, ndërsa rolin kryesor e ka udhëheqësi i Qeverisë.

“Unë dua të apelojë deri tek kryeministri për të ardhur në vete dhe seriozisht ta kuptoj situatën, sepse mijëra jetë varet nga veprimet e tij dhe për shkak se jo vetëm që nuk do të çojë vendin në drejtimin e duhur, por kjo është e gabuar dhe do të marrë shumë gjenerata”, tha Mickoski

Ndërsa për arratisjen e Nikolla Gruevskit ai u shpreh se ai është viktimë e persekutimeve politike, mirëpo, siç tha ai, nuk mund ta justifikojë ikjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat