Për shkak të reshjeve të borës ndalohet qarkullimi për automjetet e rënda në Strazhë dhe Pletvar

Maqedonia

Për shkak të reshjeve të borës ndalohet qarkullimi për automjetet e rënda në Strazhë dhe Pletvar

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës është ndaluar qarkullimi i kamionëve në rrugët e Strazhës dhe Plletvar, njoftojnë nga LAMM.

“Sot në orën 16:30 është ndaluar lëvizja e automjeteve të rënda përgjatë maleve të Pletvar, për shkak të reshjeve të mëdha të borës”, thonë nga LAMM.

Fillimisht në Strazhë ishte e detyrueshme të përdoren pajisjet e dimrit për të gjitha automjetet, por në orën 16:50 është ndaluar qarkullimi i kamionëve për shkak të reshjeve tët borës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat