OBRM-PDUKM: Çdo vit 3 mijë qytetarë humbin jetën nga ndotja e ajrit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Çdo vit 3 mijë qytetarë humbin jetën nga ndotja e ajrit

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 10:00
OBRM-PDUKM

Partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM, përmes një komunikate thekson se qytetarët vazhdojnë të ngulfaten për shkak të paaftësisë së pushtetit lokal dhe qendror për t’u ballafaquar me ajrin e ndotur.

Ata thonë se mijëra qytetarë çdo vit humbin jetën për shkak të ndotjes së ajrit, 

“Raporti i ri i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregon se çdo vit 3 mijë qytetarë në Maqedoni humbin jetën, si rezultat i drejtpërdrejtë i ajrit të ndotur. Nuj ja asgjë nga premtimet parazgjedhore për ajër të pastër. Jeta në Maqedoni ka ardhur vetëm për pakicën që janë pjesë e kartelit të pushtetit në krye me Zaevin e falur”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata në fund i bëjnë apel qeverisë që “ta dëgjojë zërin e qytetarëve, ekspertëve dhe mjekëve dhe menjëherë të pranojë masat urgjente që i propozuan”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat