Anulohet gjykimi për ngjarjet e 27 prillit, seanca e radhës caktohet për nesër

Maqedonia

Anulohet gjykimi për ngjarjet e 27 prillit, seanca e radhës caktohet për nesër

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 11:47
Foto

Seanca e sotme për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë është anuluar, për shkak se prokurorja Vilma Ruskoska është zgjedhur shefe e Departamentit kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ruskoska sot ka dhënë betimin për pozitën e saj të re, ndërsa seanca për ngjarjet e 27 prillit është caktuar për ditën e nesërme, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në seancat paraprake për ngjarjet e 27 prillit, si dëshmi janë prezantuar SMS porositë që të akuzuarit i kanë dërguar në natën e përgjakshme.

Në seancën e fundit u lexuan SMS porositë nga celulari i dëshmitarit Sashko Kocevski, i cili ka qenë i angazhuar për votimin elektronik në Kuvend,i Maqedoni.

Të pranishëm ishin 32 të akuzuarit, përveç Sasho Markovski, për të cilin për shkak të gjendjes së tij shëndetësore është ndarë procedura.

Procesin e gjykimit e udhëheq Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësuese të aktakuzës janë Vilma Ruskovska dhe Ivana Trajçevska.

Për ngjarjet e 27 prillit të akuzuar janë 33 persona, mesin e të cilëve edhe deputetë dhe të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat