Micevski: OBRM-PDUKM do të kërkojë të debatohet në Kuvend për ndotjen e ajrit

Maqedonia

Micevski: OBRM-PDUKM do të kërkojë të debatohet në Kuvend për ndotjen e ajrit

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 14:04
Nikolla Micevski

Deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” sot në Kuvend kanë dorëzuar informacion për ndotjen e lartë të ajrit në Maqedoni.

Koordinatori i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski, në konferencë për shtyp tha se situata me ndotjen e ajrit është alarmante, duke shtuar se shëndeti i qytetarëve po vendoset në pikëpyetje.

“Të dhënat e Agjencisë evropiane për ambientin jetësor janë shqetësuese, e cila në raportin e fundit për cilësinë e ajrit, vlerësoi se më shumë se 3 mijë persona brenda vitit në Maqedoni humbin jetën nga ajri i ndotur. Në raportin e njëjtë, Maqedonia është shpallur si vendi me ajrin më të ndotur dhe është në krye të rasteve me vdekje për kokë banori”, tha Micevski.

Ai njoftoi se OBRM-PDUKM do të kërkojë të mbahet diskutim publik në Komisionin për Transport, Lidhje dhe Ekologji për ndotjen e ajrit, në të cilën tha se do të ftohen shoqatat qytetare, shoqatat ekologjike dhe ekspertë të cilët mund të ofrojnë zgjidhje për ndotjen e ajrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat