Ngordhje masive e peshqve në Liqenin e Ohrit

Maqedonia

Ngordhje masive e peshqve në Liqenin e Ohrit

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 16:18
Liqeni i Ohrit

Banorë të Ohrit kanë raportuar për ngordhje masive të peshqve në liqen. Ata thonë se në afërsi të urës në Studençishtë të Ohrit, është shpërndarë erë e padurueshme.

Trajçe Talevski nga Instituti Hidrobiologjik në Ohër thotë se uji i pakët në Liqenin e Ohrit dhe sasia e madhe e peshqve janë shkaktarët kryesor për ngordhjen e tyre.

“Kanali i Studençishtës është një nga ato pjesë ku hyn një sasi e madhe e ujit, ndërsa niveli i liqenit ka qenë i ulët dhe nuk i ka mbajtur peshqit. Para një kohe kemi dërguar apel tek qeverisja lokale, që të ndërmarrin ndonjë hap”, tha Talevski.

Nga stina e verës në Liqenin e Ohrit nuk ka koncesioner, ndërsa rrjedhën e ujit përgjegjëse është kompania shtetërore ELEM.

Sipas Talevskit, nëse nuk intervenohet në këtë fenomen, mund të ketë edhe probleme më të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat