Maqedonia do të paditet për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit

Maqedonia

Maqedonia do të paditet për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Aktivistë qytetarë, Ambasada e fëmijëve “Megjashi”, gazetarë për të drejtat e njeriut, të gjithë së bashku kanë paralajmëruar padi në gjykatat e vendit dhe të jashtme, për Maqedoninë.

Kjo ka të bëjë me nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në këtë vend.

Organizatorët kanë inicuar një peticion për tolerancë zero, duke kërkuar ndihmë edhe nga avokatët të cilët vullnetarisht do t’u ndihmojnë në realizimin e qëllimeve të tyre.

Njiherit, u bëjnë thirrje edhe organizatave ndërkombëtare që të ndihmojnë në luftën për jetë dhe për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit në Maqedoni.

Hulumtimet e fundit thonë se shteti ndal 300 milionë euro për shërim të qytetarëve, nga pasojat e përfituara nga ndotja e ajrit, kurse vetëm 1.5 milionë euro për strategjinë “Ajri i pastër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat