Darmanoviq: Asgjë kontestuese për kalimin e Gruevskit nëpër Malin e Zi drejt Hungarisë

Maqedonia

Darmanoviq: Asgjë kontestuese për kalimin e Gruevskit nëpër Malin e Zi drejt Hungarisë

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 18:18
Sërgjan Darmanoviq

Shefi i diplomacisë malazeze, Sërgjan Darmanoviq konsideron se vendi i tij nuk ka vepruar keq në rastin e ikjes së Nikolla Gruevskit, përmes këtij shteti.

Sipas tij, Mali i Zi veproi si me çdo shtetas tjetër të huaj, pasi që nuk ka patur informacione që Gruevski kërkohet për krime, ose për vuajtjen dënimi.

Darmanoviq nuk sheh asgjë kontestuese në kalimin e Gruevskit nëpër Malin e Zi, gjatë largimit të tij për në Hungari, ku ka kërkuar azil politik.

Ai shprehet se nuk ka patur asnjë fletarrest nga Interpoli, e as që Maqedonia kishte lëshuar ndonjë sinjal te vendet tjera, kurse organet malazeze kanë vepruar ashtu siç duhet për rastet e diplomatëve dhe regjistrimeve të veturave diplomatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat