Qeveria e Maqedonisë ndau 50 milionë euro mbështetje financiare për komunat

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë ndau 50 milionë euro mbështetje financiare për komunat

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 21:47
Dragan Tevdovski

Kryeministri Zoran Zaev ka patur një takim me Ministrin e Financave, Dragan Tevdovski, Këshillin drejtues të Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale (BVLNJ), të udhëhequr nga Petre Shilegov, kryebashkiak i Shkupit.

Nga Qeveria bëjnë të ditur se është diskutuar për Ligjin për plotësimin e Ligjit për financimin e komunave.

Me këtë rast, është vendosur që të ndahen 50 milionë euro mbështetje për komunat, në formë të një ndihme financiare njëherëshe.

Kryeministri shprehet se propozimet që vijnë nga BVLNJ janë të mirëseardhura dhe se e ka të qartë se sa janë të rëndësishme komunat në vend, prandaj do ta mbështesë punën e komunave për të realizuar projekte zhvillimore dhe kapitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat