“Magyar Idok”: Hungaria miraton azilin për Gruevskin

Maqedonia

“Magyar Idok”: Hungaria miraton azilin për Gruevskin

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 15:27
Nikola Gruevski

Qeveria hungareze i ka dhënë azil politik ish-kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski, i kërkuar nga vendi i tij për të vuajtur një dënimin për korrupsion, njoftoi një gazetë proqeveritare në Budapest.

Gazeta “Magyar Idok” deklaroi se autoritetet hungareze të imigracionit e bazuan vendimin e tyre mbi deklaratën e Gruevskit, sipas të cilit jeta e tij ishte në rrezik dhe se qeveria maqedonase kërkonte ta burgoste atë me mjete jodemokratike.

Gruevski u largua nga Maqedonia pas një urdhri të gjykatës më 9 nëntor, që kërkonte paraqitjen e menjëhershme në burg të ish-kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat