Pyatt: ShBA-të besojnë se Marrëveshja e Prespës është në interes të të dyja vendeve

Maqedonia

Pyatt: ShBA-të besojnë se Marrëveshja e Prespës është në interes të të dyja vendeve

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 13:25
Paatt

“ShBA-të besojnë dhe janë të bindur se Marrëveshja e Prespës, në afatgjatë do të jetë në interes të të dyja vendeve dhe qytetarëve të tyre”, thotë ambasadori i ShBA-ve në Greqi, Geoffrey Pyatt në intervistën agjencinë gazetare greke “ANA-MPA” duke shprehu edhe një herë mbështetjen e ShBA-ve për marrëveshjen.

Pyatt thotë kyçe për marrëveshjen ka qenë lidershipi që kanë treguar kryeministrat e të dyja vendeve, por edhe guximi i tyre politik dhe vizioni. Ambasadori amerikan në Greqi, shtoi se meritë ka pasur edhe mediatori Matthew Nimetz, i cili ka treguar durim në gjithë këto vite.

“Pozicioni i ShBA-ve është i qartë. Kjo marrëveshje u arrit nga dy qeveri sovrane, demokratike dhe të zgjedhur dhe meritë për këtë rezultat shkon te kryeministri Tsipras dhe kryeministri Zaev, që të dy treguan guxim politik dhe vizion. Besoj, siç thash edhe në Selanik, se këtë vizion do ta vërtetohet nga historia”, deklaroi Pyatt duke shtuar se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është rëndësi strategjike për ShBA-të.

“Për ShBA-të, duke parë Shkupi shpejt përparon drejt anëtarësimit në NATO është aspekt kyç në strategjinë tonë për stabilizimin e rajonit, për menaxhimin e problemit me ndikimin nga Rusia dhe të ndihmojë se se fati i këtyre shteteve do të jetë drejt perëndimore, Evropës dhe institucioneve euroatlantike”, thotë Pyatt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat