“Archimed” është e preferuara e Keisit

Mediale Vip

“Archimed” është e preferuara e Keisit

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 14:32
Keisi, Stresi

Pavarësisht ndarjeve të shumta e keqkuptimeve, Stresi dhe Keisi kanë arritur të bëjnë sërish paqe e të mposhtin largësinë.

Ajo në Kanada dhe ai në Shqipëri, por dashuria e tyre është më e madhe se kjo distancë.

Keisi vazhdon të mbështesë partnerin e saj në çdo projekt, ashtu siç ka bërë edhe me këngën e tij të fundit “Archimed”.

Ajo ka ndarë në InstaStory një video ku shfaqet duke dëgjuar këngën e reperit në makinë, ndërsa etiketon Stresin dhe i vendos një kurorë të madhe emrit të tij.

Ky gjest i bukur sigurisht që i ka pëlqyer Stresit, i cili ka ndarë në InstaStory të njëjtën video dhe ka falenderuar partneren e tij.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat