Stresi kapet edhe me moderatoren shqiptare: Nuk ke lënë k** pa thy

Mediale Vip

Stresi kapet edhe me moderatoren shqiptare: Nuk ke lënë k** pa thy

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 13:07
Einxhel Shkira

Protesta e dy ditëve të fundit i ka ndarë edhe artistat me styre pasi disa kanë dal në mbështetje të protestës, disa të tjerë kundër, e disa kanë heshtur, ndërkohë që për vrasjen e George Floyd kanë qenë një zë pro lëvizjes “Black Lives Matter”.

Midis Stresit dhe Einxhel Shkira ka pasur përplasje në rrjetet sociale.

Einxhel Shkira ka reaguar ndaj Stresit pasi shpërtheu në ofendime ndaj saj. Einxhel shprehej se nuk doli në protestë në respekt të dhimbjes së familjes së 25-vjeçarit ndërsa dënonte dhunën gjatë protestës.

Reagimi i saj solli revoltën e reperit, duke iu kthyer me një fjalor krejt të papërshtatshëm.

Por nuk ka vonuar as përgjigjia e Einxhel, e cila ka publikuar një video nga intervista që ka zhvilluar me Stresin kohë më parë, duke shkruar se edhe pse e njihte nuk ia ka bërë ajo ftesën.

Moderatorja shprehet se reperi ka dalë në protestë pasi është person i dhënë pas partisë dhe se ai nuk është Klodiani por dikush që nxit dhunë, që shfrytëzon tragjeditë për përfitimin e tij. Më tej, duke iu referuar ofendimeve të reperit, ajo shton me ironi se “kujton se the ndonjë gjë brilante, por duket qartë se aftësia jote për të replikuar është zero, njësoj si tekstet e tua.”

Ti mor djalë i mbarë nuk je Klodiani. Ti je ai polici që të vret pas shpine, ti je ai që i zgjidh gjërat me armë dhe dhunë. Ti je ai që nxit kafshëri tek ata që e ndjekin e i ushqen me krime të njëpasnjëshme. Ti je ai që përdor tragjedinë e dikujt për të dalë në TV, se të mbaruan temat e emisioneve të pasdites dhe nuk ke për çfarë del më dhe të kuptoj në fakt se s’ke faj se për muzikë nuk të thërret më njeri. Më raftë pika s’po din kujt me i bërë më disse me marrë pak famë që kur s’po të llogarit më kurrkush.” shkruan ndër të tjera moderatorja.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat