I biri e pyet pse nuk i bën motër ose vëlla , ja si i përgjigjet Fjodora Fjora

Mediale Vip

I biri e pyet pse nuk i bën motër ose vëlla , ja si i përgjigjet Fjodora Fjora

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 12:04
Fjoroda Fjora me djalin e saj

Moderatorja e njohur Fjoroda Fjora ishte e ftuar në emisionin “Historia ime”, ku foli për eksperiencën e saj me Covid-19.

Ndër të tjera, ajo preku edhe jetën private me të birin, Alteon, i cili i kishte bërë një pyetje të sikletshme.

I vogli e kishte pyetur pse nuk i bën motër ose vëlla duke menduar se ajo nuk mund të bëjë fëmijë.

Në fakt, kjo pyetje nuk e kishte vënë aspak në siklet Fjodorën, e cila i kishte treguar të birit se në fakt ai ishte fëmija që ajo kishte dashur gjithmonë.

“Më thotë në makinë, unë e di pse më ke marrë ti. I thashë pse dhe më tha sepse t’i nuk bën fëmijë. I thashë kush të ka gënjyer sepse unë mund të bëj sa fëmijë të dua unë, e më tha po pse nuk më ke bërë një vëlla ose motër? I thashë sepse me del dhe më tepron ti, e më pyeti pse mua? I thashë dëgjo, unë fëmijë bëj që ta kemi të qartë, e dyta gjithë jetën time kam kërkuar një fëmijë siç e doja unë, të ishte i qeshur, i dashur, i këndshëm dhe ditën që të pashë ty, e kuptova që fëmija që po kërkoja ishe ti dhe nuk kishte asnjë rëndësi se si erdhe ti në jetën time, të linda apo nuk të linda unë, kjo është 0 rëndësi. Unë iu luta Zotit për një fëmijë si ti dhe ditën që të pashë përballë, thashë ti je djali im. Kështu që mos e lodh kokën fare me këto muhabete dhe kush të të pyesë mund t’i thuash që mami im mund të bëjë edhe 10 fëmijë, një skuadër futbolli, thjesht ka vendosur të më ketë mua”- ka rrëfyer ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat