Stresi thotë se është arratisur në Kore të Veriut

Mediale Vip

Stresi thotë se është arratisur në Kore të Veriut

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 13:17
Stresi

Reperi i njohur, Arkimed Lushaj (Stresi) ka qenë në qendër të mediave ditët e fundit, pasi ishte një ndër personat kryesorë gjatë protestave të bëra për Klodian Rasha, i riu që u vra nga efektivi i policisë më datën 8 dhjetor.

Edhe pse, ai deklaroi se ka hequr dorë nga protestat, pasi një deklaratë të bërë së fundmi, reperi vazhdon të jetë ende në kërkim nga policia.

Përmes një postimi të bërë nga miku i reperit, Fabio Dushku pak orë më parë tregon se ai ka udhëtuar drejt Koresë së Veriut.

“Direkt nga Koreja e Veriut“, shkruan Fabio krah fotos të Stresit ku shihet se po komunikon me atë në kamer.

Nuk bëhet e ditur nëse kjo është një shaka apo ngelet për t’u parë se ku realisht reperi ndodhet vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat