Yll Limani në lidhje dashurie me modelen bukuroshe? Kështu qëndron e vërteta

Mediale Vip

Yll Limani në lidhje dashurie me modelen bukuroshe? Kështu qëndron e vërteta

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 14:49
Dajana Kalo dhe Ylli Limani

Dajana Kalo është njëra ndër modelet më të bukura në Kosovë, ajo është parë së fundmi në videoklipin më të ri të Dafina Zeqirit “Zili zili”.

Ajo dukej shumë bukur dhe u komentua shumë për dukjen e saj gjatë atij projekti.

Ndërkaq ajo kohët e fundit është duke u përfolur për një lidhje të mundshme me këngëtarin e njohur Yll Limani.

Një koment i Yllit ka bërë që të gjithë të dyshonin që në mes modeles dhe Yllit ka diçka.

E gjitha kjo filloi kur Dajana publikoi një foto me mbishkrimin “Do të të them një sekret?”. Në mes shumë komenteve ra në sy ai i Yll Limanit, i cili kishte shkruar “Po!”.

“Pres të martohem.”- ia kishte kthyer me nota humori modelja si për të treguar se ky ishte sekreti në fjalë.

Ndërkohë këtij komenti, Ylli i është përgjigjur me një emoji të një dore duke shkruar.

Mirëpo, më tej ujërat i trazoi ndërhyrja e Endit Mërtirit, i cili ka shkruar “uuuuuu”, dhe sërish ishte këngëtari që ka ndërhyrë duke shkruar “2021” me emoji duke qeshur me lot. Kurse Dajana ka shkruar “obobo”.

Kjo bëri që të dyshohej se ky sekret në mes këtyre dyve tanimë doli në shesh dhe dyshja me të vërtetë mund të ketë diçka, por për më shumë detaje lidhur me këtë presim që këta të fundit të reagojnë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat