Stresi iu kërkon falje publike policëve të lënduar në protestë

Mediale Vip

Stresi iu kërkon falje publike policëve të lënduar në protestë

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 09:04
Stresi

Stresi u kërkoi falje policëve të lënduar në protestën për vrasjen e Klodian Rashës.

Për ditë me radhë, reperi Stresi ka qenë në krye të protestave pas vrasjes së Klodian Rashës.

Së fundi, reperi ka shpërndarë një status në rrjete sociale, në të cilin thuhet se ai ishte organizator i protestës.

Në të thuhet se ishte numri i madh i protestuesve që bëri të përkeqësohet situata, ani pse planifikohej të jetë protestë e qetë.

“Sa për informacion, po Stresi ka qenë organizator i protestës për vrasjen e një të riu nga një punonjës shteti (polic). Por kur është organizuar protesta është organizuar protestë paqësore për drejtësi. Por, shkaku që turma ka qenë e madhe dhe s’ka mundësi kushdo që të jetë ta mbajë protestën +2000 veta në nivel të qetë. Por duhet ta dimë që jo të gjithë policët janë të njëjtë sikur gishtat e dorës së njeriut. Ne si stafi i Bad Boys Label dhe Stresi ju kërkojmë falje dhe shërim sa më të shpejtë disa policëve të pafajshëm që janë lënduar në protestë. Ne tani konfirmojmë dhe pranojmë që familjen e Klodianit ta
ndihmojnë financiarisht patën apo s’patën nevojë. Zoti e pastë mëshiruar në Xhenet vllaun tonë Klodianin dhe Zoti ua heqtë mërzinë familjes. #NeJemiMeJu Bëhuni të fortë”, thuhet në atë status.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat