Premierë: Publikohet kënga më e re nga zëri i Valbona Krasniqit “Mëmëdhe sa shumë të dua”

Mediale Vip

Premierë: Publikohet kënga më e re nga zëri i Valbona Krasniqit “Mëmëdhe sa shumë të dua”

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 14:18
Valbona Krasniqi

Siç edhe e kishte paralajmëruar, këngëtarja e njohur Valbona Krasniqi, ka publikuar këngën e saj më të re, transmeton “Bota sot”.

Valbona Krasniqi solli me videoklip këngën me titull “Mëmëdhe sa shumë të dua’”.

Ajo thotë se kjo këngë në çdo varg e strofë shprehë dashurinë e madhe për atdheun.

“‘Mëmëdhe sa shumë të dua’, këngë kjo e cila në çdo varg e strofë shprehë dashurinë dhe mallin që të gjithë kanë për atdheun e tyre”, thotë ajo.

Tutje, Valbona Krasniqi deklaron se sikurse këngët e tjera të saj edhe kjo këngë do të jetë me ju që në dëgjim të parë.

“Kënga ‘Mëmëdhe sa shumë të dua’ do të jetë me ju që në dëgjim të parë. Sikurse te këngët e tjera “Dardane e vjetër”, dhe “Kur na thërret Kosova” që kanë një forcë dhe emocion të pamposhtur ashtu edhe kjo këngë i ka ato elemente”, shprehet këngëtarja e njohur.

Krejt në fund, Valbona ka bërë me dije se surprizat ende nuk kanë mbaruar për këtë vit 2021. Andaj, në vazhdim, ju lëmë ta dëgjoni këtë super-këngë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat