Modelja 21-vjeçare masakron nënën me thikë, i shkul zemrën

Mediale Vip

Modelja 21-vjeçare masakron nënën me thikë, i shkul zemrën

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:23
 Ajo është arrestuar pasi u akuzua se ka vrarë nënën e saj duke e copëtuar, teksa ajo ishte ende gjallë

Modelja ruse Anna Leikovic është e dyshuara kryesore për masakrimin e nënës së saj me thikë.

 Ajo është arrestuar pasi u akuzua se ka vrarë nënën e saj duke e copëtuar, teksa ajo ishte ende gjallë.

Kjo ishte ajo që thanë prokurorët  pas arrestimit të 21-vjeçares Anna Leikovic.

Anna  ishte studente e mjekësisë dhe kishte përdorur njohuritë e saj për të torturuar nënën duke e goditur fillimisht me një thike kuzhine dhe më pas për të hequr organet e trupit, si mushkëritë, zorrët madje edhe zemrën.

“Ajo e theri nënën e saj me thikë dhe më pas i preu zemrën teksa ajo ishte akoma gjallë”- tha një burim policor i cituar nga media ruse Komsomolskaya Pravda.

Nëna, Praskovya Leikovic, 40 vjeç  sapo ishte kthyer nga puna dhe filloi debatin me vajzën e saj Annën, të cilën ajo e akuzoi se ishte droguar dhe duke e  kërcënuar se do ta dërgonte në një qendër rehabilitimi.

Pas këtij debati 21-vjeçarja filloi sulmin kundrejt nënës së saj.

“Vërtet është e vështirë të besosh, por ajo i shkuli zemrën në kuptimin e vërtetë të fjalës”-thanë autoritetet.

Pas ngjarjes ajo bëri dush, u vesh dhe doli për të takuar të dashurin e saj.

U deshën 72 orë që policia ta gjente dhe në momentin e arrestimin 21-vjeçarja  ndodhej në shtëpinë e një miku të saj.

Media ruse që e ka mbuluar çështjen me shumë interes raportoi se gjatë seancës Anna ishte shtrirë në bankat e gjykatës, duke luajtur me thonjtë e saj, në një gjendje mosinteresimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat