10 të famshmit më të paguarit në vitin 2020

Mediale Vip

10 të famshmit më të paguarit në vitin 2020

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:45
10 të famshmit më të paguarit në vitin 2020

Kylie Jenner kryeson listën e të famshmëve më të paguar të “Forbes 2020” me gati 600 milionë dollarë, ndërsa vendin e dytë e zë kunati i saj, Kanye West.

Derisa viti 2020 ishte sigurisht një vit sfidues për të gjithë, Kylie Jenner dhe Kanye West gjetën një mënyrë për t’u pasuruar (fjalë për fjalë) më shumë se çdo i famshëm tjetër, shkruan Daily Mail.

Jenner, 23 vjeçe dhe West, 43 vjeç, i cili është i martuar me motrën e saj Kim Kardashian, kryesuan listën vjetore të Forbes për të famshmit më të paguar për vitin 2020.

Jenner kryesoi listën me 590 milionë dollarë fitime vitin e kaluar, ndërsa West doli në vendin e dytë me 170 milionë dollarë.

Pjesa më e madhe e fitimeve të vitit, të Jenner erdhi nga shitja e 51% të aksioneve të kompanisë së saj Kylie Cosmetics tek Coty.

Ajo fitoi 600 milionë dollarë nga shitja, Forbes shton se ajo futi në xhep 540 milionë dollarë paraprakisht.

Ndërsa ajo u emërua si miliarderja më e re ‘e bërë vetë’ në vetëm 21 vjeç në mars 2019, të ardhurat e kompanisë së saj u diskutuan dhe ajo humbi ‘statusin’ e saj miliardere.

“Forbes” vlerësoi në nëntor se pasuria e saj neto vlerësohet rreth 700 milionë dollarë, megjithëse shitja e saj tek Coty përshkruhet si, ‘një nga arkëtimet më të mëdha të famshme të të gjitha kohërave’.

Kompania e saj Kylie Cosmetics kishte të ardhura në vitin 2019, gjithsej 200 milionë dollarë, me një arritje të madhe në media prej 175 milionë njerëz.

Fitimet e West prej 170 milionë dollarë e kanë shtyrë ‘pasurinë e tij në kohë reale’ në 1.3 miliard dollarë, që nga e narta.

West bëri një marrëveshje të profilit të lartë me prodhuesin e atleteve Adidas, me ‘informacion të ri’ në lidhje me marrëveshjen që e bind Forbes për ta quajtur atë një miliarder.

Adidas prodhon markën e tij të atlete Yeezy, me kompaninë që i paguan një shumë vjetore reperit për atletet e tij.

Marka e atleteve Yeezy fitoi një vlerë të madhe prej 1.3 miliard dollarësh në shitje, vetëm në vitin 2019, me reperin që zotëronte gjithashtu linjën e tij të veshjeve Yeezy.

West thuhet se zotëron të gjitha markat e tij plotësisht dhe u njoftua në qershor ai nënshkroi një marrëveshje me Gap për të shitur linjën e tij të veshjeve Yeezy.

Pjesa tjetër e 10 më të mirëve në listën e Forbes përbëhet kryesisht nga atletë, me pesë nga tetë gjithsej, që fitojnë pasuritë e tyre kryesisht përmes pagave të sporteve.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat