Çfarë po ndodh me jetën sentimentale të Capital T?

Mediale Vip

Çfarë po ndodh me jetën sentimentale të Capital T?

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 17:31
Capital T

Reperi Capital T ka qenë prej kohësh qendra e vëmendjes së mediave si për jetën private, ashtu edhe për thumbat e shumëfolur me disa prej kolegëve në muzikë.

Pas zhurmës së madhe për lidhjen me modelen Adrola Dushi, thumbave për Ardian Bujupin dhe Mozzik, reperi ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Radar”, ku sqaroi disa të vërteta për publikun.

Në fakt, Kapo u ndal tek pyetja lidhur me jetën e tij private.

Dëshironi të dini si i ka punët e zemrës reperi? Capital T ka treguar se është tepër i fokusuar në muzikë dhe duket se ajo është dashuria e tij e vetme.

Pra, Kapo tregoi para kamerave se është single dhe s’ka asnjë lidhje momentalisht në jetën e tij.

Më herët, në disa postime në InstaStory, Capital T sqaroi gjithashtu pyetjet nëse freestyle-i i tij ishte apo jo i regjistruar dhe a ishte apo jo një diss.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat