‘The Guardian’ liston ‘Future Nostalgia’ të Dua Lipës të dytin, në mesin e 50 albumeve më të mira të vitit 2020

Mediale Vip

‘The Guardian’ liston ‘Future Nostalgia’ të Dua Lipës të dytin, në mesin e 50 albumeve më të mira të vitit 2020

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 17:48
Dua Lipa

Dua Lipës nuk po i ndalen sukseset as në ditët e fundit të këtij viti.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon të shënojë suksese të njëpasnjëshme.

Prestigjiozja “The Guardian”, së fundi ka publikuar listën e 50 albumeve më të mira të vitit 2020, ku i dytë në atë listë është ai i artistes shqiptare.

“Future Nostalgia”, ka lënë pas albumet e yjeve më të njohura botërore, ndërsa për këtë shprehet shumë e lumtur ajo.

Image
Dua Lipa vazhdon të jetë në krye të tabelave edhe në shumë lista të tjera, që vlerësojnë projektet e albumet më të mira të vitit.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat