“Mund të kisha pirë dy kokrra dhe kisha vrarë veten!”

Mediale Vip

“Mund të kisha pirë dy kokrra dhe kisha vrarë veten!”

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 20:35
Stresi dhe Einxhel Shkira

Javën e kaluar debati mes Stresit dhe Einxhel Shkirës bëri goxha bujë. Por, siç tregoi edhe moderatorja bukuroshe për media e gjitha nisi në gjaknxehtësi por duket se u mbyll pa degraduar më shumë.

Ndërkohë, pasditen e sotme ajo ishte e ftuar në “Ftesë në 5” ku ka folur rreth kësaj situate. Einxhel ka deklaruar se kjo situatë e ka prekur shumë atë dhe familjarët e saj.

“Unë mund të isha një person depresiv dhe nga gjithë ajo që ndodhi mund të kisha pirë dy kokrra, kisha vrarë veten dhe hajde pastaj si do e zgjidhim? Për kë do dilnim pastaj në protestë? Për një person që ia shkatërruan jetën virtualisht? Vetë ne apo ata që e bënë këtë gjë janë çdo ditë kriminelë. Nuk janë ata më të mirë se polici që vrau Klodianin.”

Sakaq, Einxhel ka treguar se ka marrë një mesazh prekës edhe nga e ëma e cila i shkruante të mos merrej më me asgjë dhe të qëndronte e qetë. Teksa lexonte mesazhin e të ëmës ajo u përlot në studio.

“Siç është gjynah babai i atij djalit që vdiq, është gjynah edhe mamaja ime. Mesazhi që më ka shkruar ka qenë :
Einxhel të lutem mami mos u merr më me këto gjëra. Shiko jetën tënde. Mos komento më asgjë, është hera e fundit. Dhe në emisione të tjera, të bëjnë çfarë të duan, ti nuk do shkosh, nuk do të thuash më asgjë. Të lutem, mos u merr me asnjë. Ti je vajzë e zgjuar, ndaj të lutem, se njerëzit po merren me ty duke thënë gjëra shumë të rënda. Ty të lutem mami, sepse zemra nuk duron dot më”.

E gjitha filloi kur reperi sulmoi në Instastory moderatoren, pasi kjo e fundit shprehej në një status se nuk kishte dalë në protestë. Einxhel shkruante se nuk iu bashkua protestuesve në respekt të dhimbjes së familjes së 25-vjeçarit, duke dënuar dhunën dhe shkatërrimet e kryera nga protestuesit në kryeqytet.

I ashpër ishte reagimi i Stresit, i cili ka qenë shumë i përfshirë në këto protesta(madje ka thënë se edhe e ka organizuar atë). Ai shkruante fjalë të ashpëra në një reagim në Instastory dhe kjo ndezi debate e reagime të shumta në rrjetet sociale.

Megjithatë, edhe reagimi i Einxhel nuk mungoi. Po në Instastory ajo shpërndau një video nga intervista që ka zhvilluar me Stresin disa vite më parë, duke shkruar se edhe pse e njihte nuk ia ka bërë ajo ftesën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat