Adelina mori vëmendjen e ndjekësve në fotografitë pranë veturës luksoze.
Këngëtarja Adelina Tahiri njihet për stilin e veçantë në secilën paraqitje të saj publike.
Ajo kujdeset në maksimum për paraqitjet e saj, ndërsa shpenzon shuma të mëdha parash në veshmbathje.
Së fundi, Adelina publikoi disa fotografi në Instagram, teksa u shfaq me shumë stil pranë veturës luksoze.
Ajo kishte veshur një kostum të zi, të kombinuar me çantë dhe çizme të të njëjtës ngjyrë, ndërsa sipër kishte veshur pallto të gjatë.
Ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Adelina Tahiri është “Përgjithmonë”, që u publikua vitin e kaluar.