Eminem i detyrohej Rihanna-s një ndjesë publike dhe e bëri!

Mediale Vip

Eminem i detyrohej Rihanna-s një ndjesë publike dhe e bëri!

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 08:01
Rihanna, Eminem

Me siguri të gjithë keni dëgjuar e lexuar për sherrin e famshëm të Rihanna-s me ish-partnerin e saj Chris Brown.

Ngjarja ndodhi në vitin 2009, kur Brown dhunoi Rihanna-n një ditë para çmimeve Grammy. Kjo ngjarje tronditi botën dhe fotot e këngëtares me shenjat e dhunës në fytyrë e në trup bënë xhiron e rrjetit.

Rihanna rrëfeu me detaje gjithçka që kishte ndodhur në një  intervistë për Oprah Winfrey në 2012-ën, ndërsa Chris Brown u shpall fajtor për dhunën dhe u dënua me 5 vite mbikëqyrje dhe shërbim komunitar.

Asokohe, Eminem përgatiti një këngë të titulluar “Zeus” e cila megjithëse s’u publikua kurrë, u mësua që reperi kishte mbajtur anën e Chris Brown.

Ndaj, Eminem i detyrohej Rihanna-s një ndjesë publike, të cilën e ka bërë në njërën prej këngëve të albumit të tij të ri “Music to Be Murdered By – Side B”, pasues i “Music to Be Murdered By”.

“Për mua, për sa kohë unë premtoj të jem i sinqertë/,me gjithë zemër i kërkoj falje Rihanna-s. Për atë këngën, më fal Ri, nuk doja të të shkaktoja hidhërim, megjithëse ishte gabimi im”- është shprehur ai.

Ndërkohë, nuk kemi ende asnjë reagim nga RiRi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat